MENU
klinika

Shaquille O'Neal: Për pak falimentova...

“Si e shpenzova milionin e parë për makina dhe bizhuteri”

08.12.2021 - 18:02

Shaquille O’Neal nuk shquhet për njeri kontrovers, por në fillimet e karrierës brilante të tij rrezikoi të falimentonte. Në një intervistë për “Ole”, legjenda e NBA rrëfeu se si e harxhoi milionin e parë të dollarëve kur fimosi kontratën e parë.

Në vitin 1992, vetëm 20 vjeç dhe me një të ardhme premtuese në NBA, ai mori një milion dollarë falë marrëveshjeve të parë dhe pothuajse i shpërdoroi plotësisht. I ri në Orlando, ai vendosi të bënte një blerje të vogël që shpejt doli jashtë kontrollit.

“Agjenti im më thirri dhe më tha: Hej, ju keni një milion dollarë. Në kokën time gjithçka ishte shumë e thjeshtë dhe nuk i mora parasysh taksat. Dhe gjithmonë doja një Mercedes-Benz të fundit. Kështu që bleva një. Vlente 150,000 dollarë, kështu që ishte e lehtë: një milion minus 150,000 dollarë.

Më kishin mbetur edhe 850,000, apo jo? Mbërrita në shtëpi dhe babai im tha: Mirë. Po, e imja ku është? E njëjta makinë për babin tim dhe një version më i lirë për nënën time. Sipas llogaritjeve të mia më kishin mbetur 600 mijë dollarë.

Kështu që unë bëra të njëjtën gjë si djemtë e lagjes: bleva unaza, diamante dhe vathë, dhe disa ditë më vonë menaxheri i bankës më telefonoi dhe më tha: Të kam ndjekur dhe ndoshta do të jesh një lojtar i mrekullueshëm dhe do të fitosh shumë para. Por unë di shumë që kur mbarojnë së luajturi, nuk kanë asgjë. Nuk dua të jetë kështu”.

Pas kësaj situate, Shaquille mori vendimin të ndryshonte mendje për financat dhe të punësonte një ekip profesional ekspertësh për të trajtuar se cilat do të ishin bizneset e tij të ardhshme.

Sigurisht, përfitimet që ai ka marrë duke luajtur basketboll ndër të tjera në Los Angeles Lakers dhe Miami Heat, nuk i ngjajnë sasisë së sponsorizimeve dhe investimeve që ka pasur gjatë gjithë jetës së tij.

“Kur isha afër daljes në pension, shikoja përreth dhe mendoja ‘si ka mundësi që Michael Jackson dhe gjithë këta djem të jetojnë përgjithmonë?’ Kam kontaktuar me disa kompani të dedikuara për menaxhimin e këtij lloji të imazhit dhe të drejtave të pronësisë intelektuale dhe ata blenë markën time për shumë para, kështu që unë mora gjysmën e atyre parave, i ri-investova dhe tani jam numri dy në kompani.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Goditje me ‘thikë’ e trefishtë”

Fjalët prekëse të O’Neal për “vëllain” Bryant