MENU
klinika

Frikë nga braktisja?

Si të jetojmë në… qiellin e shtatë!

06.12.2021 - 18:09

        Psikiatri reflekton mbi shqetësimin që na shkakton braktisja dhe na jep disa këshilla të vlefshme sesi ta trajtojmë atë./Konica.al

Ka raste kur të jetuarit pa vramendje mund të bëhet një antidot për ankthin. Në këtë drejtim, psikiatri dhe filozofi Raffaele Morelli, shprehet me disa këshilla të dobishme për të kapërcyer mbërthimin tonë ndaj gjërave tokësore.

Lehtësia si antidot ndaj ankthit

“Lehtësia” nuk kuptohet si të jesh mendjelehtë ose sipërfaqësor, por si të imagjinojmë që në botën tonë shpirtërore bashkëjetojnë pjesë të larta dhe pjesë të ulëta brenda nesh. “Kur mbyll sytë dhe imagjinoj qiellin, imagjinoj me vete të përsosurën. Kur në vend të kësaj unë mendoj për gjëra tokësore, unë imagjinoj intensitetin, subjektin”. Ne jemi një bashkim i tokës dhe i qiellit. Mirëpo, shpeshherë jemi të burgosur të mbërthimeve. “Gjithmonë më ka bërë përshtypje sesi ankthin e një braktisjeje e bëjmë të zgjasë me vite”, – vazhdon Morelli. “Më mungon parfumi i tij”, “rrobat e varura”, “tingulli i zërit të tij”, “kur ishim të ulur në tryezë”. Këto janë gjëra tokësore dhe sa shumë jemi të lidhur me gjërat tokësore!

Në këto kohë pandemie, shpesh na pushton një forcë e papërmbajtshme që shfaqet brenda nesh: frika nga infektimi mbart me vete një ankth të fortë dhe duket se pushton tërë hapësirën tonë psikike.

Është e rëndësishme t’i pranojmë demonët tanë. “Psikologjia e udhëkryqit është shumë e rrezikshme: askush nga ne nuk është kurrë në një udhëkryq. Besojmë se duhet të bëjmë zgjedhje, por në të vërtetë pavetëdija vendos vetë. Nuk ka asgjë për të zgjedhur, as udhëkryq për të kapërcyer: nevojitet të jetojmë me veten dhe t’i trajtojmë demonët si diçka që mund të jetë pjesë e ekzistencës sonë.

Poeti i madh Rainer Maria Rilke thoshte: “I lejoj demonët të hyjnë brenda meje, sepse vetëm kështu një ditë do të bëhen zana”. Le të ndjekim këshillën e tij.

Si ta kapërcejmë ankthin sipas Morellit

Kur vuajmë, ndodh sepse gjërat tokësore kanë fituar pushtet mbi ne. “Dhe qielli? Dhe qielli shpesh mungon”, – vazhdon Morelli. Mundohuni ta imagjinoni të njëjtën gjë nga lart. “Ajo që në katin e parë duket si një fatkeqësie, e padurueshme, e palargueshme, në katin e shtatë na lejon të soditim qiellin e mrekullueshëm dhe na lejon të shikojmë drejt diellit”. Kur vjen trishtimi, ju gjithashtu mund të mendoni se është një zë që ju thotë: “Shkëputuni pak nga gjërat që shihni”, – sugjeron Morelli, “Shkëputuni pak nga ideja e dështimit”, “Shkëputni pak nga gjërat tokësore. Filloni ta shihni trishtimin si diçka që të çon në një botë më të përsosur./Konica.al