MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të mbroj mëlçinë nga diabeti?

15.12.2021 - 14:26

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të mbroj mëlçinë nga diabeti?

Mjeku: Mbajtja nën kontroll nivelit të sheqerit në gjak .
• Mbajtja nën kontroll e presionit të lartë të gjakut.
• Ruajtja e peshës ideale ose reduktimi i saj në rastin e mbipeshës.
• Mbajtja në normë e kolestrolit të keq dhe triglicerideve.
• Reduktimi i konsumit të alkoolit.

Nëse diagnostikoheni me diabet doktori mund t’ju rekomandojë kryerjen e një ekzaminimi me ultratinguj të mëlçisë dhe monitorimin e saj me anë të testeve të gjakut.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.