MENU
klinika

Ideale për festat

Si të përgatisni edhe ju verën e nxehtë

04.12.2021 - 15:02

Përbërësit për recetën:

2 mandarina
1 limon
1 limon jeshil
250 g sheqer pluhur
6 karafila
1 shkop kanellë
3 gjethe dafine të freskëta
1 arrëmyshk
1 vanilje
2 shishe verë të kuqe

Si ta përgatisim:

Hidhni sheqerin në një tigan të madh me nxehtësi të mesme dhe shtoni copa të lëkurës së limonit dhe lëngun e mandarinave të shtrydhura.

Shtoni karafilat, kanellën, gjethet e dafinës dhe arrëmyshkun .

Hidhni pastaj dhe gjysmën e sasisë së vaniljes dhe shtoni verë të kuqe thjesht sa për të mbuluar sheqerin.

Lëreni në zjarr derisa sheqeri të shkrijë i gjithi në verën e kuqe dhe pastaj ngrijeni nxehtësinë derisa të arrijë temperaturën e zierjes.

Vazhdoni ta trazoni për 4-5 minuta ose derisa të keni një shurup të trashë.

Kur shurupi të jetë gati, uleni nxehtësinë dhe shtoni dy shishet e verës.

Lëreni verën me nxehtësi të ulët për rreth 5 minuta dhe kur të jetë e ngrohtë dhe e shijshme, hidheni në gota.