MENU
klinika

“Karma nuk gabon kurrë: Tani shit libra”

Sokol Balla ironizon largimin e Blushit nga Top Channel

02.12.2021 - 20:00

Ditën e sotme Ben Blushi dha dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, të cilin e mbante prej 4 vitesh.

Gazetari Sokol Balla përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar largimin e Blushit, duke u shprehur se karma nuk gabon kurrë adresë, teksa thotë se tashmë ai do të kthehet sërish të shesë libra.

“Ishte për vizitë para 4 vjetësh në dhjetor. Pas 4 vjetësh, trokiti sërish në dhjetor dhe sërish në të njëjtën derë. Derën ia hapi një Tjetër. Po fytyra që Tjetri pa sa hapi kanatet e derës, ishte e njëjta: Karma, ajo që nuk gabon kurrë adresë: “Tani shit libra”, i tha e iku””, shkruan Balla.