MENU
klinika

Nga Ylli Pata

Tabloja surreale: Nga PD kërkojnë hetimin, ish-ministrat e PS mbrojnë Berishën

28.12.2021 - 19:32

Thyerja e akullit në Partinë Demokratike ishte në fillim distancimi nga Sali Berisha e berishizmi, që ishte në fakt lejtmotiv i Kuvendit të 18 dhjetorit.

Por, deklarata e zyrtarëve të PD-së se ndaj Sali Berishës, duhej të hetohej nga SPAK për akuzat që flitet në motivet e vendimit non grata të SHBA, ishte realisht një hop cilësor.

Në ktë atmosferë, mund të gjykohet se kemi një frikë të vrarë në mjedisin e së djathtës për “gogolin Berisha”. Disa e konsiderojnë “shenjt”, ndërkohë të tjerë mendojnë se bëhet fjalë për një njeri që duhet të përballet me mekanizmat tokësorë.

E kjo është realisht zhvillimi më i rëndësishëm politik. “Jeni fanatikë, Berisha nuk preket”, do të thonin në këtë rast mbështetësit e doktorit brenda e jashtë PD-së. OK, por nëse themi se Rama është i fantaksur, Basha hajdut, po Berisha? Është i ndershëm? Kësaj pyetje në fakt nuk i përgjigjet asnjë prej emrave më të rëndësishme të qeverisë së PD-së nga viti 1992 e deri më sot. Madje as kryeministra të PD.

Gjithsesi sot kemi emra nga ana e majtë, pra politikanë të Partisë Socialiste, që po mbrojnë Sali Berishën. Këto janë Andis Harasani dhe Ylli Manjani. i pari ka qenë drejtor i KESH dhe deputet i PS-së, e më pas refuzoi PS-në e sot është një nga mbështetësit e fortë të Sali Berishës.

Në të njëjtën pozitë është edhe Manjani.

Nuk ka asnjë gjë të keqe, pasi logjika politike dhe njerëzore ka vullnetin e lirë, megjithatë dialektika politike e do që Sali Berishën ta mbrojë një figurë nga e djathta. Po hë, kush po e mbron Berishën? Ka individë realisht, madje shumë individë, njerëz që kanë kallashë, municione, prona, tapi, por edhe aksione off shore që kanë arsye të jenë në një transhe me njeriun që e konsiderojnë tribun.

E këa, vërtet që kanë arsye të forta, por megjithatë lajm ka bërë një ndarje që ka ardhur nga brenda PD-së, për atë që jo vetëm Sali Berisha, por edhe qeverisja e tij, duhet të jetë pjesë e hetimit.

Deklarata që kanë ardhur nga emra të njohur të PD-së, nuk se janë kundërshtuar nga politikanë të Partisë Demokratike apo së djathtës, por nga figura të pastra socialiste.

Ylli Manjani ka qenë i pari që i është kundërvënë Roland Bejkos në lidhje me Berishën. Në logjikë të parë nuk se ka ndonjë gjë të keqe, pasi Ylli Manjani ka qenë dikur me PS-në, pastaj shkoi me LSI-në, e sot është me Berishën. Pra qëndrimet e tij janë të lira. Po nëse manjani ka qenë socialist, e ka ikur atje thjesht se kundërshton Edi Ramën, duhet ta dijë që socialistët duan që Sali Berisha të hetohet.

Nëse ka qenë me LSI-në, dikur LSI kërkonte të nëjtën gjë. Nëse sot Ylli Manjani është Berishist, OK, por të mbrojë një doktoraturë politike për të dhënë një Berishë q ëish-votuesit e Ylli Manjanit në dy mandate nuk e njohin. Siç është Manjani, është edhe Andis Harasani, ish-deputet në 2 mandate dhe zyrtar i rëndësishëm i shtetit në kohën e PS. Ju kundërvu mazhorancës pasi ra nga fiku, e shkoi direkt te Sala. Harasani çdo dit sot sulmon Lulzim asha për të lavdëruar Berishën.

Normalitet? Padyshim, kushdo ka mendimin e vet. Megjithatë, e gjithë kjo është pjesë e një ambjenti se kush është në krah të Berishës dhe zyrtarëve që kanë shpallur luftën me SHBA. Në fakt, të gjithë ish-zyrtarët e PS-së janë në një linjë me Berishën për të kundërshtuar Amerikën…