MENU
klinika

Përgjigja epike

U tha se është shtatzënë, reagon Rihanna

03.12.2021 - 14:40

Rihanna u nderua si heroinë kombëtare e vendlindjes së saj, Barbados, disa ditë më parë por kudo në rrjet u komentua se mund të jetë shtatzënë. Shkak i dyshimeve se këngëtarja po pret një fëmijë me të dashurin, Asap Rocky u bë barku pak i fryrë i saj. Nuk është hera e parë që përflitet se RiRi është në pritje të ëmbël dhe sigurisht që kishte dhe skepticizëm te shumë persona.

 

 

 

Dhe ka qenë vetë ajo që ka mohuar zërat në një mënyrë shumë origjinale. Një fans i ka shkruar në Instagram me humor dhe i kërkuar të jetë pjesë e festës së ‘baby shower’.

 

”A mund të vij te festa e bebit tënd? E vërtetë apo jo, fëmijët e tu do të jenë të bukur”. Ky mesazh nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga Rihanna që ia kthen: “Ti nuk ke ardhur as në 10 festat e mëparshme”, duke lënë të kuptohet se as kësaj here s’ka asgjë, megjithëse e bëjnë çdo vit shtatzënë.

 

"Kishte edhe përdhunime aty brenda"

Elsa Lila rrëfen periudhën e vështirë në burg

Detaji që nxori zbuluar gjininë e bebit

Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë

"Kam frikë të hap televizorin se më del ti duke qarë"

Arbër Hajdari ia thotë “troç” Romeos: Po viktimizohesh!

Partnerja e Ryan Gosling prej vitit 2011

Eva Mendes tregon përse hoqi dorë nga aktrimi