MENU
klinika

"S’ka digë që të mbron nëse…"

“U tmerrova”/ Rama në grykëderdhjen e Vjosës

13.12.2021 - 14:14

Kryeministri Edi Rama vizitoi të hënën grykëderdhjen e Vjosës, ku dalja nga shtrati e këtij lumi gjatë fundjavës përmbyti dhjetra hektarë tokë dhe dhjetra banesa.

Sipas Ramës, situata brenda disa orësh pas ndërprerjes së reshjeve paraqitet e normalizuar e kjo për shkak të “investimeve të kryera për argjinaturat e reja dhe mirëmbajtjen e sistemit të rivendosur prej disa vitesh në punë të kullimit”.

“Bilanci i dëmeve nga prurjet tejet masive të lumit është minimizuar shumë ndjeshëm, ndërsa tërheqja e ujërave nga fushat ka ndodhur në kohë rekord.

Tani do të vijojmë punën që në përballjen e ardhshme me përkeqësimin e motit, gjërat të shkojnë edhe më mirë.

Faleminderit të gjithë atyre që i qëndruan mbi kokë ditë e natë situatës shumë të rënduar nga moti i keq, këtu e në të gjithë Shqipërinë”, shkruan Rama në rrjetet sociale, krahas videos së takimit ku të pranishëm kanë qenë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, kreu i Emergjencave Civile Haki Çako dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që brenda 10-12 orëve të tërhiqet uji me këtë shpejtësi“, tha Ministri Peleshi.

“Jo vetëm kjo por edhe fakti që në Darëzezë nuk preku fare dhe atje në Ferras që është problem i madh një numër shtëpish janë evakuuar, edhe për ata duhet parë një mënyrë që ti spostojmë në një banesë sociale se tani ndërto në shtratin e lumit s’ka argjinaturë e digë që të mbron.

Për këto familje, se rrezja e familjeve që preken është ngushtuar s’bëhet fjalë për mijëra më bëhet fjalë për pak e kaq pak sa janë mund të spostohen normalisht duke u ndërtuar banesa e duke i hequr që aty se s’mund të rrinë tek këmbët e urave dhe tek bregu i lumit”, tha Rama.

Rama tha se familjet qe kane banesat prane shtratit te lumit duhet te zhvendosen ne banesa sociale, pasi nuk ka dige qe i mbron nese vijojne te jetojne aty.

“Unë erdha se desha vetëm ta nënvizoj këtë që edhe falë investimeve të bera dhe punës me kanalizimet e tani është bërë sistem pune e mbahen pastër edhe falë punës fantastike që u bë sidomos në 72 orët e fundit nga të gjitha trupat e forcat gjërat kanë kaluar më së miri po të kemi parsysh se ku ishim, që me këtë lloj prurje shiu deri para ca vitesh dilte në qendrën e Fierit dhe përmbyste gjithë dynjanë.

Darëzeza sot s’është prekur fare, këto janë gjëra pozitive tani duhen marrë masa të shohim cfarë duhet përmirësuar akoma me argjinaturën këtu që gjërat të vihen në vijë por sa kohë ky do mbahet lumi i egër e ne duam ta mbajmë lumë të egër se duke synuar të kthejmë shtratin e Vjosës në park kombëtar sa kohë asnjë hidrocentral e asnjë digë s’do lejohet, vetvetiu i ka edhe të vetat, se e bukur është egërsia e lumit dhe natyrës por…

Se unë kur pashë ato milimetrat e reshjeve e situatën në Përmet poshtë u tmerrova thashë kushedi ca prurjesh do vijnë këtu, të bëhet projekti për të kuptuar cfarë ndërhyrje duhet bërë por me rëndëi që gjithë pjesa tjetër ka mbajtur. Duhen adresuar ato 2-3 pika që kanë nevojë për ndërhyje e me gjithë këtë volum reshjesh është për t’u përgëzuar puna e të gjithëve”, u shpreh më tej Rama.