MENU
klinika

Qëndroi vetëm një javë

Valoni është i eleminuari i radhës nga BB Vip

04.12.2021 - 13:58

Valoni është konkurrenti i radhës që është larguar nga Big Brother Vip. Qëndrimi i tij në shtëpi zgjati shumë pak dhe ai ka qenë më pak i preferuari nga publiku këtë javë.

Valoni hyri në Big Brother Vip vetëm një javë më parë dhe deklaroi që në fillim pëlqimin e tij për Beniadën. Megjithatë gjërat për të nuk shkuan edhe aq mirë, pasi ka pasur debate të vazhdueshme me Antonelën. 

Valoni ka treguar se priste të qëndronte pak më gjatë, por e mirëpret vendimin e publikut. Ai u shpreh se edhe debati me Antonelën ka ndikuar që ai të dilte dhe e ka kuptuar se ka thënë gjëra që nuk duhej t’i thonte.

Ai komentoi edhe zërat se mes tij edhe Einxhelit ka pasur një lidhje jashtë dhe i mohoi të gjitha.

Ndërkohë, dy konkurrentë të tjerë i janë bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ata ishin këngëtarja e njohur Big Mama dhe sportisti Klaudio Nika. Ky i fundit  është stërvist profesionist në Itali dhe tregon se pasioni i tij më i madh është gatimi. Hyrja e tij në ‘’BBV’’ lidhet pikërisht me faktin se atij ‘’nuk i pëlqejnë gjërat e lehta’’.