MENU
klinika

Përfliten se kanë qenë të lidhur

“Valoni i ka dedikuar këngë Einxhel!”

07.12.2021 - 16:58

Valoni është larguar tashmë nga shtëpia e Big Brother Vip, por për të vazhdon ende të diskutohet. Edhe gjatë qëndrimit në shtëpi ai u përfol gjatë për një lidhje që kishte pasur me Einxhel Shkirën, megjithëse ai vetë i mohoi zërat sapo dol inga shtëpia dhe shkoi në studion e Big Brother Vip.

Por jo të gjithë banorët mendojnë se mes tyre nuk ka pasur asgjë. Meridiani ka thënë se Valoni i ka dedikuar një këngë Einxhelit dhe për këtë është shprehur shumë i bindur. Einxhel ka thënë se nuk e di për çfarë kënge bëhet fjalë dhe se nuk e ka dëgjuar.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Si përfundim Meridian ça kënge më kishte dedikuar Valoni mua?

Meridian: Kur të dalësh jashtë do e marrësh vesh.

Einxhel: Po mbase s’e shoh kur të dal jashtë.

Meridian: Do e shohësh, pse mbase s’do e shohësh.

Einxhel: Mbase nuk e ka nxjerrë gjëkundi.

Meridian: Po bën bujë në rrjetet sociale, s’e paska nxjerrë gjëkundi?!

Einxhel: Me t’vërtet?

Meridian: Po.

Einxhel: Më paska dedikuar një këngë Valoni dhe s’e kam dëgjuar.

Meridian: Ishte folur tre ditë rresht pa pushim.