MENU
klinika

Në krah të tij pas dy vitesh largimi nga jeta publike

Xhemi Shehu ‘nuk i reziston’ dot Ardit Gjebresë

05.12.2021 - 11:56

Festivali i Fundvitit në RTSH që do të mbahet në fund të dhjetorit, më i rëndësishmi ndër ata që realizohen në Shqipëri pritet të jetë magjik këtë vit dhe pak nga surprizat u zbuluan me emrat që do e drejtojnë.

Xhemi Shehu do t’i rikthehet ekranit me rolin e prezantueses në këtë edicion të festivalit historik. Por ajo nuk do jetë vetëm. Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli, do jenë të tjerë emra që do drejtojnë spektaklin në netët live me emocione.

Ardit Gjebrea, po ashtu do jetë pjesë e Festivalit. Ai është përfolur prej kohësh dhe më në fund ka konfirmime se do ta shohim në skenë si prezantuese në një nga netët live. Këtë vit konkurenca me sa duket do jetë e fortë pasi këngëtarët që do ngjiten në skenë janë ndër më të dashurit për publikun, por edhe me prezantuesit nuk mbetemi mbrapa.

Xhemi Shehu rikthehet kështu në krah të Ardit Gjebresë, pas dy vitesh që u largua nga ekrani dhe jeta publike. Pas largimit nga “Portokalli”, Xhemi e zhvendosi jetën e saj në rrjetet sociale. Qëndrimin më të hapur me publikun, moderatorja e nisi në janar, kur vendosi të bënte publike një copëz nga disa momente romantike me bashkëshortin, edhe pse me kursim të madh.

Ata ishin duke pirë verë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe dikush u kishte bërë një foto me shpinë teksa po bënin selfie. Foton me shpinë e ndau në rrjetet sociale, kurse selfie-n do ta mbajë për vete, ashtu si të gjitha fotot e tjera me Visin.

Xhemi u shfaq njëzet vjeçe në ekran dhe është larguar si nënë e dy djemve, por ç’tha Xhemi Shehu për largimin e papritur nga ekrani?

“Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe!”. Kështu deklaroi ish-moderatorja e spektaklit të humorit “Portokalli”, Xhemi Shehu, në intervistën e saj të fundit, duke sjellë festë me fotot e saj.

Xhemi Shehu e konsideron këtë ikje nga ekrani për t’u marrë me bizneset e saj që ajo ka drejtuar: palestra, qendra estetike dhe parukeria te Kodra e Diellit.

“Nuk është periudha më e mirë për bizneset, prandaj jam munduar ta marr me qetësi! Po i kushtoj më tepër kohë dhe vëmendje familjes dhe jam me shpresë e sipër që gjërat do të rregullohen vitin që vjen ku mund të impenjohem 100% me të gjitha këto, gjithmonë nëse do të jemi mirë.

Po, ika nga ekrani si mami e dy djemve dhe për këtë jam shumë e lumtur, sepse nuk është se puna më mbajti peng që të zhvilloja jetën time. Krijova familjen, që mendoj se është gjëja më e rëndësishme në jetë dhe puna i shërben asaj. Nuk është se kam sakrifikuar gjërat më thelbësore në jetë për hir të punës”, u shpreh ajo.