MENU
klinika

“Do të punojmë për zhbllokimin e negociatave”

Zaev telefonon Petkovin, shpreson Tirana

15.12.2021 - 10:27

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e sapozgjedhur të Bullgarisë, Kiril Petkov. Zaev e ka uruar Pektovin për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit dhe për formimin e qeverisë së re.

Kemi rënë dakord të vazhdojmë të punojmë për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për zhbllokimin e procedurës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe për një shtysë të re pozitive për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve tona, në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, ka shkruar Zaev në facebook.

Ai shtoi se në bisedë është shprehur gatishmëria për përshpejtimin e komunikimit dhe bashkëpunimit përmes disa grupeve në sferën e ekonomisë, kulturës, shëndetësisë, energjetikës, infrastrukturës dhe fusha të tjera me interes për qytetarët maqedonas dhe bullgarë.

Kryeministri i ri i Bullgarisë Kiril Petkov sinjalizoi se Sofja do t’i japë fund pengimit të përpjekjes së Maqedonisë së Veriut për t’u bashkuar me BE-në. Ky vendim është një shpresë e madhe edhe për Shqipërinë që deri tani ka qenë e bllokuar nga vetoja bullgare për Shkupin.