MENU
klinika

Është me e gjatë se ai!

Zendaya dhe Tom Holland tregojnë problemet që hasin

05.12.2021 - 15:20

Tom Holland dhe Zendaya e marrin me sportivitet ndryshimin e gjatësisë së tyre.

Megjithëse Holland është superheroi në filmat e Spider-Man, ai është disa centimetra më i shkurtër se Zendaya.

Gjatë një paraqitjeje në The Graham Norton Show të Premten, yjet e Spider-Man: No Way Home treguan një histori gazmore se si diferenca e centimetrave mes tyre krijuan disa probleme gjatë xhirimit për filmin e ardhshëm.

“Ka një marifet të veçantë ku Spider-Man na lëkundet në majë të një ure dhe më vendos atje,” shpjegoi Zendaya.
“Ai supozohet të pushojë në urë dhe të largohet prej saj. Për shkak të ndryshimit të gjatësisë tonë… ne ishim të lidhur, kështu që unë do të zbrisja para tij. Këmbët e mia padyshim që preknin në tokë përpara se ai ta bënte.”

“Pra, çfarë do të ndodhte?” ajo nxiti Holland, i cili më pas tha se dyshja po përdornin një procedurë sigurie të quajtur “shenja e poshtme” për skenën.

Ai filloi të ankohej duke qeshur: “Unë jam superheroi. Unë supozohet të dukem mirë.”

Ndërsa tani ai po tregon publikisht se sa i gjatë është, Holland së fundmi zbuloi gjatë një interviste për numrin e burrave të vitit të GQ se ai bënte gjithçka që mundej për të fshehur gjatësinë e tij të vërtetë, por tashmë nuk e ka më atë kompleks.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Korriku në kinema

Mos i humbni këta 10 filma…

Çifti më i ri i showbizzit

Zendaya kapet mat me aktorin e njohur


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?