MENU
klinika

Pandemia e COVID-19

13 shtatzëna e 9 fëmijë po trajtohen në QKUK

28.01.2022 - 14:23

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se aktualisht 13 nga 157 pacientët të cilët po marrin trajtim për COVID-19, janë gra shtatzëna.

Po ashtu, SHSKUK-ja ka bërë të ditur se 9 prej pacientëve që po trajtohen janë fëmijë, dhe ata po mjekohen në Klinikën e Pediatrisë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 78 pacientë

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 13 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë

Spitali i Ferizajt, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 14 pacientë

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje të vazhdueshme dita-ditës, që nga fillimi i janarit.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë regjistruar 3,917 raste pozitive, ndërkaq kanë vdekur 6 persona si pasojë e koronavirusit.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në nivel vendi është 28,751.