MENU
klinika

Rama: Investoni për fshatin

5.2 milionë euro investime në agroturizëm

12.01.2022 - 12:44

Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes e ka nisur duke bërë me dije se është hapur thirrja e katërt për financimin e projekteve në fshat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama u bën apel të gjithë personave të interesuar që të aplikojnë sa më shumë për investimet në fshat pasi do të mbështeten përmes programit europian IPARD.

“MIRËMËNGJES

dhe me thirrjen e katërt për financimin e projekteve në fshat, përmes programit europian IPARD, për të gjithë ata që duan të investojnë në fushën e turizmit rural, ky është momenti!

Klikoni në linkun www.azhbr.gov.al dhe investoni për fshatin dhe familjen tuaj.

Ditë të mbarë të gjithëve”, shkruan Rama.