MENU
klinika

Digjet banesa

Vlorë, 55-vjeçari viktimë e zjarrit

13.01.2022 - 10:22

55 vjeçari Gjergji Beqiri ka ndërruar jetë sot në Vlorë pasi shtëpia e tij u përfshi në flakë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se se shkak i zjarrit në shtëpi dyshohet të ketë qenë ngrohësja me energji elektrike, e cila ka bërë shkëndijë.

Si pasojë e flakëve 55 vjeçari është asfiksuar. Në pamundësi për të lëvizur ka marrë flakë edhe batanija me të cilën ishte mbuluar.

Beqiri jetonte i vetëm në lagjen “Rilindja”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 6:20. Sipas policisë 55-vjeçari jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor.