MENU
klinika

Jemi me fat

Pse dieta mesdhetare është më e mira?

28.01.2022 - 12:53

Një dietë e cila është e pasur në fruta dhe perime, yndyrna të shëndetshme dhe drithëra mund të zvogëlojë riskun për disa probleme shëndetësore. Veç të tjerash është dhe shumë e shijshme. Ndihmon mbajtjen e peshës në kontroll, ka shumë benefite për trurin, përmirëson shëndetin e zemrës dhe ndihmon për të jetuar më gjatë. Ja 7 mënyra sesi dieta mesdhetare i bën mirë shëndetit tonë.

Lufton inflamacionin

Peshqit e pasur me acide yndyrore omega 3 si salmoni, sardelet, etj, janë shumë efektivë për të reduktuar inflamacionin.

Tonifikon lëkurën

Acidet yndyrore omega 3 të gjendur tek peshqit ndihmojnë për të mbajtur qelizat e lëkurës të forta dhe elastike.

Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve

Një përbërës i gjendur tek vaji i ullirit i cili quhet oleocanthal ka të njëjtin efekt me analgjezikët si ibuprofeni e aspirina.

Redukton riskun e kancerit

Një dietë mesdhetare mund të reduktojë riskun e kancerit të mitrës dhe të gjirit.

Mbron zemrën

Dihet tashmë që dieta mesdhetare është miqësore me shëndetin kardiovaskular, por sipas një studimi të ri, gratë që ushqehen sipas dietës mesdhetare përfaqësojnë një risk 25% më të ulët ndaj sëmundjeve të zermës. Në harkun kohor të 12 viteve, hulumtuesit kanë studiduar më shumë se 25 000 gra që ushqehen sipas një regjimi me bazë bimët, yndyrat e shëndetshme dhe vaj ulliri (dhe e ulët në mish dhe sheqerna) dhe kanë zbuluar se ky stil ushqyerjeje i cili redukton inflamacionin, zvogëlon riskun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Mban trurin në formë

Ushqimet e pasura në antioksidantë si arrat dhe vaji i ullirit mund të ndimojnë vonesën e shfaqjes së problemeve mendore.

Ndihmon për të jetuar më gjatë

Efektet antioksdiuese dhe anti-inflamatore të frutave, perimeve dhe vajit të ullirit ndihmojnë për të luftuar dëmtimet e shkaktuara nga oksidimet të lidhura ngushtësisht me plakjen.