MENU
klinika

Lista

7 TikTok-ërsat me të paguar të vitit që lamë pas!

11.01.2022 - 15:55

Revista ‘Forbes’ ka publikuar së fundmi listën e TikTok-ërsave më të paguar të vitit 2021. Motrat Charli dhe Dixie D’Amelio vazhdojnë të kryesojnë listën, por ka edhe emra të tjerë. Vitin e fundit, TikTok është bërë një nga rrjetet sociale më të përdorura, duke çuar në një rritje të të ardhurave për yjet e ndryshëm të rrjetit social kinez.

Të ardhurat e motrave që kryesojnë listën janë rritur me 200% në krahasim me vitin 2020 dhe kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së numrit të aktiviteteve të kryera jashtë TikTok, si koncerte dhe shfaqje televizive (The D’Amelio Show në Hulu), të cilat rrisin vlerën e çdo postimi të vetëm të sponsorizuar.

Ndërkaq, njihuni me 7 TikTok-ërsat më të paguar të vitit 2021:

1.Charli D’Amelio/ 17.5 milion dollarë (133 milion ndjekës)

2.Dixie D’Amelio/10 milion dollarë (57 milion ndjekës)

3.Addison Rae/8.5 milion dollarë (86 milion ndjekës)

4.Bella Poarch/5 milion dollarë (87 milion ndjekës)

5.Josh Richards/5 milion dollarë (26 milion ndjekës)

6.Kris Collins/4.75 milion dollarë (42 milion ndjekës)

7.Avani Gregg/ 4.75 milion dollarë (39 milion ndjekës)

Shtatë personazhe të famshëm, të gjithë nën 25 vjeç, të cilët arrijnë të veprojnë si një urë lidhëse midis kompanive të ndryshme dhe komunitetit të të rinjve TikTok