MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A i përkeqëson stresi problemet me lëkurën?

28.01.2022 - 14:28

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A i përkeqëson stresi problemet me lëkurën?

Mjeku: Ekziston një lidhje e fortë mes mirëqenies mendore dhe shëndetit të lëkurës tuaj. Kjo përkthehet përgjithësisht në akne, skuqje, kruarje apo simptoma të tjera të ngjashme. Stresi mund të shkaktojë akne dhe aknet mund të shkaktojnë stres apo shëndet të dobët mendor. Megjithatë kjo marrëdhënie është mjaft komplekse dhe e vështirë për të dhënë një zgjidhje për të gjithë njerëzit. Sipas ekspertëve është shumë e vështirë që kjo lidhje të studiohet tek njerëzit, por përgjithësisht kur njerëzit kanë gjendje të rënduara në lëkurë edhe gjendja e tyre medore rëndohet.

Në një survejim të fundit rreth 90% e profesionistëve mjekësorë ranë dakord se stresi përkeqëson kushtet e lëkurës. Ndërsa 92% e mjekëve shprehen se problemet me fytyrën mund t’i bëjnë problemet e shëndetit mendor si depresioni apo ankthi më keq. Studimet rreth kësaj teme kanë nisur që në 1970 megjithatë ka ende paqartësi dhe vend për studime të tjera sipas shkencëtarëve. Komponentët biologjikë që lidhin stresin me acarimet e lëkurës duhet ende të rishikohen megjithëse është e vërtetuar që stresi ndikon negativisht sistemin eimunitar. Për rrjedhojë gjendjet e lëkurës rëndohen duke krijuar një cikël të vërtetë përsëritës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.