MENU
klinika

Deklarata

AAK e Haradinajt: Nuk i kemi numrat për ta rrëzuar Qeverinë

29.01.2022 - 11:44

Deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj i pyetur rreth zgjedhjeve të parakohshme ka thënë se opozita nuk mund ta rrëzojë pozitën për shkak të numrave.

Doktori Dreshaj shtoi se për planin konkret për menaxhimin e pandemisë duhet të përgjigjet Ministria e Shëndetësisë, raporton EO.

“Këtë pyetje duhet t’ia bëni kryeministrit për shkak se opozita nuk mund të rrëzojë pozitën. Pra pozita i ka numrat. Nëse pozita është e interesuar të shkojë në zgjedhje do të kemi zgjedhje”.

“Në tri valët e kaluara të cilat kanë qenë në Kosovë ne i kemi menaxhuar dhe i kemi kaluar me këtë numër të shtretërve të cilët i kemi. Ajo çka ka ndërruar në raport me valët e mëhershme të pandemisë është se situata e furnizimit me oksigjen është më e mirë sesa që ka qenë më herët”, tha Dreshaj.