MENU
klinika

Plagoset drejtuesi

Aksident në Pogradec, motori përplaset me vinçin tek tuneli panoramik

14.01.2022 - 12:51

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30 tek tuneli panoramik në qytetin e Pogradecit.

Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë një motor me një mjet tip vinç, (i cili ishte duke punuar në këtë zonë për heqjen e dekorit të festave) e për pasojë drejtuesi i motorit ka pësuar dëmtime ndërsa është transportuar në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.