MENU
klinika

VIDEO

Alban Ramosaj mahnit blogeren turke me zërin e tij!

23.01.2022 - 13:35

Alban Ramosaj, këngëtari i njohur shqiptar ka qenë duke shijuar pushimet e tij në Stamboll, teksa është ndaluar në rrugë nga Ozlem Ozdemir, një blogere e njohur turke e cila realizon intervista dhe “vox pop”-e të ndryshme në qytet.

“Jam nga Shqipëria. Do të këndoj për ty”- i thotë Albani.

“Je këngëtar i famshëm në Shqipëri?”- pyeti blogerja

“Po, pak fare”- përgjigjet ai.

Më pas ai nisë të interpretojë këngën e famshme të Ëhitney Houston, “I Ëill Alëays Love You”, ndërkohë që intervistuesja mahnitet.

Ajo e komplimenton disa herë artistin shqiptar, duke patur parasysh që ai interpretoi një këngë mjaft të vështirë për ta kënduar, aq më tëpër nga një ze mashkullor.

Më pas, blogerja Ozlem i kërkon Albanit që ta mësojë se si ta këndojë pjesën e vështirë të këngës, ndërkohë që ai e inkurajon duke i thënë “Por, ti sapo e bëre”.

Alban Ramosaj është duke kaluar një periudhë mjaft të suksesshme artistike, duke lançuar këngën “Thjeje” në përmbyllje të vitit 2021, e cila është pëlqyer shumë nga publiku, edhe pse mori çmimin e dytë në “Festivalin e Këngës” në “RTSH”.

Kënga është një nga hitet më të dëgjuara të momentit për të gjithë publikun shqiptar, gjë që dëshmohet edhe nga klikimet e “Youtube”me 4 milion të tilla në versionin zyrtar të këngës, dhe 3.8 milion në bashkëpunimin me Gjergj Lekën.