MENU
klinika

“Ka rënie transmetueshmërie”

Alimehmeti: Omicron përbën 95% të infektimeve në vend!

28.01.2022 - 16:49

Rreth 90-95% e rasteve me Covid në vendin tonë janë të variantit Omicron. Kështu bëri të ditur epidemiologu Ilir Alimehmeti.

I ftuar në ABC Live, Alimehmeti tha se një përqindje e vogël është e variantit Delta. Sipas tij një person që infektohet me Omicron nuk merr më pas Delta.

“Jemi diku te 90-95% Omicron dhe diçka tjetër Delta. Antitrupat që krijon Omicron mban larg Deltën. Kemi parë që një person që ka pasur delta ka pasur mundësi të marrë Omicron mbrapa”, tha ai.

Epidemiologu thotë se situata në Kosovë është më e rënduar, pasi atje nuk ka qarkulluar më parë varianti Delta. Ndërkaq, numri i shtrimeve në spital në vendin tonë ka rëndë, ndonëse numri i të infektuarve është më i lartë.

“Ndryshe është situata në Kosovë sepse atje nuk kishte Delta. Gjatë janarit në Shqipëri në spital ka pasur shumë raste Delta. Një vëzhgim të thjeshtë është numri i të shtruarve në janar dhe atyre në nëntor. Në nëntor kemi pasur një mesazhe 150-200. Ndërsa aktualisht jemi në një mesatare tre 130. Pra 25% më pak. Edhe pse numri i rasteve është rritur ai në spital ka rënë”, u shpreh ai.

Për epidemiologun është ende e paqartë se kur do të ketë rënie të kurbës, por momentalisht ka një ngadalësim të transmetueshmërisë.

“E kemi të vështirë. Ka ngadalësuar. Ka shtete që pasi arritën një farë qetësie pasi u fut varianti i ri i Omicron u rritën, pra BA2. Ne nuk e dimë kur do të hyjë në Shqipëri. Për momentin shikojmë një ngadalësim dhe shenja të lehta rënie. Por kjo mund të jetë vetëm diçka e momentit”, tha ai.