MENU
klinika

Si është gjendja e saj shëndetësore?

Alketa Vejsiu infektohet me Omicron

14.01.2022 - 08:52

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu është infektuar nga Omicron dhe për momentin po qëndron në izolim. Lajmin e ka dhënë vetë ajo, e pyetur nga ndjekësit në Instagram.

Sakaq, Alketa ka treguar simptomat që ka pasur, duke e krahasuar Omicron të ngjashëm me një grip të lehtë.

“Si grip i lehtë, dhimbje fyti, kollë, pak debulesë! Më i lehtë se Covidi. Ndoshta ka ndihmuar dhe vaksinimi me dy doza, dhe fakti që e kam kaluar njëherë vjet Covidin. Tamponin nga hunda bëra unë”, ka shkruar moderatorja.