MENU
klinika

Nga James Stavridis

Analizë e krizës në kufirin Ukrahinë-Rusi

13.01.2022 - 12:27

Në një shkrim të botuar në revistën TIME, Admiral Stavridis bën një analizë të gjithanshme të situatës aktuale të krizës, duke përfshirë objektivat shumëplanëshe që synon Rusia; opsionet që mund të përdorë ajo, nga ai klasik i përdorur në Gjeorgji në 2008 e deri tek një varianti i zgjeruar i luftës “hibride” aplikuar në Krime në 2014, si dhe çfarë duhet të ketë parasysh perëndimi gjatë bisedimeve SHBA-Rusi, NATO-Rusi dhe OSBE-Rusi që po zhvillohen këtë javë.

Admiral Stavridis ka qenë Komandanti i 16-të i Komandës Supreme të NATO-s, në periudhën 2009 – 2013.

Gjatë disa muajve të fundit, Ukrahina dhe partnerët e saj perëndimorë kanë parë se Rusia në mënyrë metodike ka përqëndruar një forcë të fuqishme prej mbi 100,000 ushtarësh në kufirin e ndërmjet tyre.  Ndërkohë që Presidenti Vladimir Putin pretendon se nuk synon një pushtim të Ukrahinës, ai ka disa objektiva.

Ai dëshiron të shfaqet i fortë dhe vendimtar për opinionin publik rus; të krijojë përçarje ndërmjet SHBA-së dhe NATO-s mbi përgjigjen ndaj një sulmi të mundshëm Rus; të motivojë dhe nxisë aleatët e tij, veçanërisht Presidentit Xi Jinping të Kinës; të pengojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe BE për t’a mbajtur atë të lidhur me sferën e ndikimit të Rusisë; të nxjerrë të dobët dhe të pavendosur administratën e Bidenit në sytë e opinionit publik në prag të zgjedhjeve afatmesme të vitit 2021 – veçanërisht pasi SHBA-ja nuk arriti të mbështesë ish-aleatin e saj, Afganistanin.

Për SHBA-në, NATO-n dhe demokracitë e botës, ky është një moment sfidues. Mbi të gjitha, administrata Biden dëshiron tu tregojë atyre se ajo mbetet një partner i besueshën për të mbështetur demokracitë e reja.

Ukraina, ndonëse nuk është një anëtare formale e NATO-s, ka qenë një partner besnik i NATO-s dhe ka dërguar trupa në misionet e NATO-s, dhe ata duan me insistim që ti bashkohen Aleancës.  Putini këmbëngul që Rusisë t’i jepet një veto për çdo zgjerim të mëtejshëm të NATO-s dhe gjithashtu dëshiron që trupat ushtarake të hiqen nga ish-anëtarët e Paktit të Varshavës të Luftës së Ftohtë – i cili përfshin shumë aleatë aktualë si Polonia, Rumania, Bullgaria, Hungaria dhe të tjerë. Por NATO nuk mund t’ia lejojë vetes t’i japë Putinit një ndikim të tillë.

Ky është një konfrontim domethënës dhe i rrezikshëm. Si duhet ti analizojmë këto sfida në kufijtë e Evropës dhe mbi të gjitha çfarë do të bëjë Putini më pas?

Kur isha Komandant Suprem i Aleatëve në NATO, kalova mjaft kohë duke parë opsionet ushtarake ruse rreth periferisë së Evropës. Unë kisha marrë komandën e operacioneve ushtarake të NATO-s pas pushtimit të Gjeorgjisë nga Moska në vitin 2008, i cili rezultoi në pushtimin e dy provincave të asaj demokracie të vogël, të linjës perëndimore. Ishte një sulm i drejtpërdrejtë kundër kombit të vogël prej më pak se katër milionë banorësh, ndaj të cilit u pëdorën tanket ruse, trupat, bombat, avionët luftarakë, këmbësoria dhe artileria tokësore.

Disa vite më vonë, në shkurt – mars të 2014-ës, Putini vendosi të pushtonte një fqinj shumë më të madh, Ukrainën. Në atë rast, ai vendosi të përdorë atë që është njohur si “luftë hibride”, grupe prej ushtarësh pa uniformë (të ashtuquajturit “burrat e vegjël të gjelbër”), forca speciale të nivelit të lartë, sulme kibernetike të sofistikuara kundër qendrave të komandimit dhe rrjetit elektrik, dezinformim të mediave sociale, si dhe operacione amfibe. Këto taktika relativisht jo-konvencionale u kombinuan me disa elementë më tradicionalë të cilat krijojnë nocionin “hibrid” të luftës.

Tanimë, tetë vjet më vonë ne jemi duke pyetur veten se çfarë qasjeje do të përqafojë Putini nëse ai vendos të pushtojë Ukrainën në vitin e ri, ndoshta në fund të janarit pasi toka ngrin dhe bëhet e më e kalueshme për mjetet e blinduara dhe transportin e rëndë.

Putini dhe gjeneralët e tij janë taktikisht novatorë dhe kanë një sërë opsionesh para tyre. Ata janë një ushtri gjakatare me komandantë me përvojë në një shumëllojshmëri skenarësh luftarakë, më së fundi në luftën civile në vazhdim në Siri dhe sigurisht gjatë angazhimit të tyre në vetë Ukrainën. Lufta në Ukrainë vazhdon haptazi (në Krimenë e pushtuar) dhe fshehurazi në rajonin e Donbas-it në juglindje të vendit (duke mbështetur një lëvizje të ashpër separatiste, në të cilën gjatë dekadës së fundit janë vrarë rreth 15,000 vetë).

Këtu jemi tetë vjet më vonë duke pyetur veten se çfarë qasjeje do të përqafojë Putin nëse vendos të pushtojë Ukrainën në prag të vitit të ri, ndoshta në fund të janarit, pasi toka ngrin dhe bëhet më e kalueshme mjetet e blinduara dhe teknikën luftarake dhe transportin e rëndë.

Putini dhe gjeneralët e tij janë taktikisht novatorë dhe kanë një sërë opsionesh para tyre. Ata janë një ushtri gjakatare me komandantë me përvojë në një shumëllojshmëri skenarësh luftarakë, më së fundi në luftën civile në Siri dhe sigurisht gjatë angazhimit të tyre në vetë Ukrainën.  Lufta në Ukrainë vazhdon haptazi (në Krimenë e pushtuar) dhe fshehurazi në rajonin e Donbas-it në juglindje të vendit (duke mbështetur një lëvizje të ashpër separatiste, ku gjatë dekadës së fundit janë vrarë rreth 15,000 vetë).

Në vitin 2022, opsioni i 1 që ata do të marrin në konsideratë do të ishte i thjeshtë: një “blitzkrieg” (sulm rrufe) tradicional, ashtu siç u përdor kundër Gjeorgjisë.  Aplikimi i këtij opsioni do të kërkojë jo vetëm 100,000 trupat e dislokuara aktualisht, por edhe rreth 75.000 trupa të tjera që do të duhen për të kompletuar pajisjet e dislokuara tashmë në afërsi të kufirit, të cilat  SHBA-të i tregoi botës përmes fotografive të siguruara nga shërbimet e inteligjencës, pak para ditës së Krishtlindjeve.

Kjo qasje do të përfshinte sulme të fuqishme ajrore kundër sistemeve ushtarake të komandim-kontrollit, përdorimin e artilerisë së rëndë, si dhe sulme me raketata tokë-tokë dhe nga anijet e flotës detare nga Deti i Zi.  Këto sulme do të shoqërohen me sulme kibernetike kundër sistemeve të mbrojtëse, sistemeve të komunikimit dhe ndoshta edhe kundër pikave kritike të rrjetit elektrik të vendit.

Helikopterët do të lëviznin trupat me shpejtësi, ndoshta pas vijave të frontit ukrainas, për të krijuar konfuzion, destabilizuar prapavijat dhe rrugët e kalimit të mbështetjes logjistike.  Njësitë e rënda të këmbësorisë do të kalonin më pas kufirin e dobësuar dhe do të futeshin thellë në Ukrainë, ndoshta deri në lumin Dnieper. Pjesa juglindore me popullsi etnike ruse e Ukrainës (veçanërisht Donetsk, Luhansk dhe Mariupol) do të krijonte një “urë tokësore” lidhëse me Krimenë, si dhe duke rrëmbyer një pjesë tjetër të rëndësishëm të kontrollit të bregdetit të Detit të Zi.

Me realizimi e këtij skenari, Putini do të ndalonte, do të vlerësonte situatën dhe do të vendoste nëse do të shtynte përpara në Kiev me synimin për të siguruar  ndryshimin e regjimit përpara se të tërhiqte trupat e tij. Ka të ngjarë që ai të vazhdojë mësymjen për të aneksuar më shumë pjesë në juglindjen e vendit, të mbështesë një regjim kukull në Kiev dhe të presë përgjigjen e perëndimit. Ky skenar me probabilitet ndoshta 20% ka fitimin maksimal por njëkohësisht rrezikun më të lartë ka pak gjasa për t’u zgjedhur nga Kremlini.

Kiev, më 9 janar 2021 mbahet një tubim “Thuaj jo Putinit”. Nacionalistët ukrainas janë të pakënaqur me ndërhyrjen e presidentit rus Vladimir Putin në punët e brendshme të Kazakistanit.  Rusia dërgoi rreth 3000 trupa në Kazakistan për të shuar protestat.               

 Anadolu Agency-Getty Images                                                         

Një opsion i 2 për Kremlinin do të ishte të përpiqej të krijonte një perceptim të pamundësisë së funksionimit të shtetit dhe qeverisjes, duke përdorur një qasje tërrësisht jo-konvencionale. Kjo do të ishte më e ngjashme me atë që ai bëri në vitin 2014 në Ukrainë dhe do të përfshinte një sulm masiv kibernetik ndaj shoqërisë ukrainase, duke rrëzuar gjithçka, nga stacionet e benzinës tek bankomatët e deri tek sistemet e transportit hekurudhor dhe ajror. Duke përdorur forcat e fshehta ruse të implantuara tashmë në rajonin e Donbasit, ai mund të lëshonte sulme në të gjithë Ukrainën – me makina bombë, aktivitete kriminale misterioze, vrasje të liderëve ushtarakë dhe civilë. Mediat sociale do të ishin më qendër të këtij opsioni duke diskredituar qeverinë aktuale, duke dokumentuar “masakra” fiktive të rusëve etnikë në sektorët e dominuar nga ukrainasit dhe duke minuar besimin e shoqërisë në tërësi.

Kur perëndimi të dënojnë veprimet e tij, ai do t’i quaj ato “lajme të rreme” dhe versionin ukrainas të “gënjeshtrës së madhe”, duke thënë se angazhimi rus është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në kufirin e përbashkët. Ky është një version i zmadhuar i asaj që ai tashmë po bën, dhe rritja e përdorimit të këtyre taktikave do ta bënte më të vështirë për NATO-n që të konsideronte Ukrainën të gatëshme për anëtarësim, duke realzuar kështu një një nga objektivat e tij kryesore. Përmes saj, ai do të zgjeronte gjithashtu mbështetje publike brenda Rusisë për veprimet e tij (duke mbrojtur “patriotët rusë” që jetojnë në Ukrainë) pa kostot e një pushtimi në shkallë të plotë. Kjo duket një qasje më e mundshme sesa një pushtim i plotë dhe paraqet më pak rrezik për Moskën. Kjo është afërsisht një probabilitet prej 40% dhe qasja e mundshme që Putin do të marrë nëse bisedimet në mes të janarit nuk i përmbushin objektivat e tij.

Së fundi, opsioni i 3 ai shpreson se mund të arrijë atë që dëshiron nëpërmjet bisedimeve që do të zhvillohen këtë javë – SHBA-Rusi më 10 janar, Rusi-NATO më 12 janar dhe në OSBE më 13 janar. Putini kërkon garanci se Ukraina nuk do të lejohet kurrë të anëtarësohet në NATO; se vendet e NATO-s përgjatë kufirit të gjatë rus/NATO nuk do të lejohen kurrë të presin forca të rëndësishme ushtarake të NATO-s; dhe heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj tij për pushtimin e Krimesë në vitit 2014, helimin e agjentit Skirpal në Mbretërinë e Bashkuar dhe tentativa për vrasjen e kundërshtarit të tij politik Alexander Navalny.

Ndërsa shanset për të arritur tërrësinë e objektiva të synuara në tryezën e negociatave duken të pakta – në mos të pamundura, Putini mund të jetë i gatshëm të kënaqet me diçka më pak se objektivat e dëshiruar. Minimumi i tij është ndoshta një strukturë federaliste në Ukrainë që i jep autonomi reale rusishtfolësve në juglindje të vendit; të paktën një pranim i heshtur nga perëndimi i aneksimit të Krimesë; një pranim nën tryezë se Ukraina (dhe Gjeorgjia) nuk do të anëtarësohen në NATO; dhe lehtësimin gradual të sanksioneve me kalimin e kohës.

Nëse perëndimi i jep atij disa nga ato që ai kërkon, Putini mund të jetë i gatshëm të lërë në pritje si pushtimin masiv ashtu edhe qasjen hibride të përforcuar, të paktën për momentin. Ai gjithashtu i ka sytë te zgjedhjet në SHBA, si këtë vjeshtë dhe më e rëndësishmja në 2024. Ideja për të demonstruar dobësi nga ana e ekipit të Bidenit është shumë tërheqëse për të dhe ai mund të gjykojë se duhet të frenohet deri në atë pjesë e strategjisë së tij mund të ketë efekt maksimal-duke përmirësuar kështu ndryshimet që ai do të pranojë një lloj rezultati të negociuar këtë raund. Kështu, ky opsion vjen gjithashtu në rreth 40%, afërsisht e barabartë me shanset e qasjes hibride.

SHBA dhe NATO duhet të bëjnë gjithçka që mundet për të përdorur diplomacinë për të zbutur situatën dhe për të shmangur fitoren e lehtë dhe të dukshme të Putinit. Kjo do të thotë të sigurohet që perëndimi në përgjithësi dhe NATO në veçanti të flasin me një zë mbi nivelin dhe efektshmërinë e sanksioneve ekonomike që do të duhet të zbatoheshin nëse Putini kalon një kufi tjetër sovran. Ne gjithashtu duhet të përdorim një ose dy muajt e ardhshëm për të zgjeruar me shpejtësi kapacitetet mbrojtëse dhe vdekjeprurëse të Ukrainës, të cilat do të shërbenin si një masë e mëtejshme parandaluese e një sulmi të mundshëm.

Nord Stream 2 përfaqëson një mundësi reale në këtë pikë dhe lehtësimi i disa sanksioneve mund të jetë i mundur – por jo në situatën aktuale kur Rusia efektivisht e ka vënë thikën në fytin e Ukrahinës.

Ndërsa bisedimet zhvillohen, administrata Biden po sinjalizon një gatishmëri për të ofruar njëfarë fleksibiliteti strategjik. Kjo mund të përfshijë reduktimin e aftësisë së sistemeve raketore anti-balistike të NATO-s në Poloni dhe Rumani; duke diskutuar balancimin e niveleve të trupave midis Rusisë dhe perëndimit në vendet e NATO-s në kufirin e Rusisë; dhe reduktimin e stërvitjeve ushtarake nga të dyja palët. Por ka një armiqësi të madhe mes palëve.

Putinit dhe gjeneralëve të tij pëlqejnë ruajtjen e ekuilibrit të perëndimit, diçka që ata e kanë bërë me efektivitet të mirë gjatë dekadës së fundit. duke studiuar qasjen e tyre ndaj luftës Gjatë periudhës që kam qenë Komandant i Komandës Supreme të NATO-s, kam mësuar se atyre u pëlqen shumë që të kenë të hapura sa më shumë opsione.  Duhet llogaritni se Presidenti rus do të kërcënojë me sulmin masiv, ai do të shohë se çfarë mund të arrijë të marrë në bisedimet e janarit, por ai do të kthehet sërisht me qasjen hibride me kalimin e vitit. Fatkeqësisht, kjo është një krizë që zien prej kohësh, e cila do t’i afrohet gjithnjë e më shumë pikës së vlimit në periudha të ndryshme të këtij viti. 

                                                    Përgatiti: Kolonel Flamur Hadushi,

Dekan i Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë