MENU
klinika

Ky është krimi politik i tij

Andi Bushati: Rama ka 1001 krime mbi supe, por jo në 21 janar

21.01.2022 - 21:19

“Edi Rama ka 1001 krime mbi supe, por jo në 21 janar”. Kjo ishte deklarata në “Sot”e analistit Andi Bushati, sipas të cilit kryeministri “kishte të drejtë të bënte aq sa bëri, edhe më shumë”.

“Problemi me Edi Ramën nuk është me reformën në drejtësi. Është që iu serviri shqiptarëve për kryebashkiak një njeri të grupit  të zjarrit që ka marrë katër rroga shpërblim për katër të vrarë. Ky është krimi politik, moral dhe ça të duash i Edi Ramës”, deklaroi Bushati për Euronews Albania.

Ai iu referua kreut të Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili asokohe ka qenë pjesë e Gardës.

Sa i takon drejtësisë për 21 janarin, analisti tha se diçka e tillë sdo të ishte e mundur as po të jepte urdhër Rama. Sipas tij, personat përgjegjës për zbatimin e reformës në drejtësi janë të paaftë.

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi deklaroi se nuk ka qenë Basha ai që ka dhënë urdhrin në 21 janar. Ai shprehu bindjen se garda është urdhëruar për të qëlluar.

“Nuk më shkon dot mendja kurrë që Basha të ketë atë përgjegjësi, të ketë atë guxim që të urdhërojë të vriten njerëz”, tha Klosi.