MENU
klinika

Çifti nga Vlora tentoi grabitjen e argjendarisë

Anisa Hoxhaj me histori të vjetër vjedhjesh

31.01.2022 - 11:39

Arben dhe Anisa Hoxhaj, burrë e grua që tentuan të vidhnin argjendarinë në Shkodër duke përdorur një anti-djers si armë të ftohë, janë lënë tashmë në burg për kët ngjarje, por historia e tyre siç duket është shumë më e vjetër. Çifti është denoncuar për grabitje, jo vetëm në Shqipëri por edhe në shtete të tjera

Një shqiptar nga Zvicra, përmes një postimi në rrjetet sociale në që qershor të vitit të kaluar, denoncoi Anisa Hoxhajn si hajdute profesioniste. Ai thotë se pak kohë më parë Anisa kishte qenë në Zvicër dhe kishte punuar si dado në shtëpinë e tij, por pas katër ditësh i la fëmijët vetëm, mori florinjtë dhe mijëra franga duke u arratisur.

“Anisa ka filluar punën ashtu si jemi marr vesh me kompaninë dhe direkt personalisht me Nisen, por Anisa mbas 4 ditëve kur unë edhe bashkëshortja ishim ne punë Anisa mi kishte lënë fëmijët vet në banesë dhe më kishte plaçkitur gjitha gjërat me vlerë si floririn (Dukatin) e bashkëshortes, dy ora dore dhe kishte plaçkitur 3860 fr. Ju lutem qe te keni kujdes nga kjo femër sepse është shumë e rrezikshme dhe një hajdute profesioniste, kam një lutje kush e shef ketë femër apo kush e njeh dhe e di lokacionin e saj më kontaktoni. Te lutem shpërndaje edhe ti sepse sot me ka plaçkitur mua por nesër do të plaçkitë edhe ty”, ka shkruar ai.

Sa i përket ngjarjes së S hkodrës, më pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë shihet gruaja teksa nxjerrë anti-djersën dhe ja drejton pronarëve të argjendarisë, e më pas tentojnë të marrin florinjtë që ishin mbi banak. Ata kanë hasur menjëherë me rezistencën e pronarëve duke u përleshur me ta. Çifti duket se bënin një jetë të mirë, ku në fotot e tyre shihen teksa pozojnë me shishe shampanje në duar, ndërsa mbajnë orë ‘Rolex’. Ngjarja u regjistrua më 27 janar, teksa çifti i bashkëshortëve u arrestuan menjëherë pas ngjarjes.