MENU
klinika

"Nuk do të lejohet më lyerja e anijeve me lëndë helmuese"

Ardi Veliu në rolin e zv. ministrit, prezanton në Kuvend projektligjin për florën e faunën

26.01.2022 - 13:46

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, tani në rolin e zv.ministrit të Energjitikës, Ardi Veliu, është paraqitur këtë të mërkurë në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese. Në të, është prezantuar një projektligj që synon mbrojtjen e florës dhe faunës nënujore.

Veliu ka prezantuar në komision projektligjin për aderminin e Shqipërisë në konventën Anti-Fouling, që ndalon përdorimin e lëndëve helmuese për lyerjen e fundit të anijeve, me qëllim shmangien e ngjitjes së molusqeve dhe algave në fundin e tyre

Sipas zëvendësministrit të Infrastrukturës, anijet do të ndalohen të përdorin lëdnë helmuese, pasi dëmtohet zinxhiri ushqimor i gjallesave detare.

“Projektligji që po paraqesim sot, ka si synim aderimin në konventën ndërkombëtare për kontrollin e dëmit nga sistemet për mbrojtjen antivegjetative në anije, ose siç quhet ndryshe Anti-Fouling. Sistemet Anti-Fouling janë materiale që shërbejnë për të lyer fundin e anijeve me qëllim parandalimin e ngjitjes së gjallesave bimore, si alga dhe molusqe, të cilat si pasojë ndikojnë në uljen e shpejtësisë së anijeve, rritjen e konsumit dhe ndotjen e ajrit.
Në periudhat e hershme anijet për të mos lejuar ngjitjen e gjallesave në pjesën e poshtme të tyre kanë përdorur lëndë helmuese si arseniku apo lëndë të tjera të cilat përveç molusqeve dhe algave dëmtonin dhe mjedisin nënujor duke ndikuar negativisht në zinxhirin ushqimor të gjallesave gjallesat detare apo te biodiversiteti.
Duke patur në vëmendje rrezikun organizata detare IMO ka nxitur kërkimet për gjetjen e një sistemi që nuk do të lejonte ngjitjen e gjallesave në fundin e anijeve dhe që nuk do të dëmtonte mjedisin”, u shpreh Veliu.