MENU
klinika

27 kg kanabis

Arrestohet 29-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

25.01.2022 - 10:55

Sekuestrohen 27 kilogramë e 600 gramë cannabis sativa në Gjirokastër, në pranga një 29-vjeçar.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Transporter”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. G., 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e Sofratikës”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin tip “Toyota Yaris”, me drejtues shtetasin M. G., u gjetën 27. 6 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë shpalljen në kërkim të shtetasit K. M., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar si bashkëpunëtor. Punohet intensivisht për kapjen e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda e dyshuar narkotike, automjeti dhe tre aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.