MENU
klinika

Shpërndante lëndë narkotike

Arrestohet në Kukës 34-vjeçari i shpallur në kërkim

14.01.2022 - 12:52

Policia në Kukës ka ndaluar një 34-vjeçar të shpallur në kërkim.

Njoftohet se në vijim të operacionit policor të koduar “Vila”, të zhvilluar më 16 tetor të vitit që shkoi për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fati u arrestua F. E., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan në gjendje të lirë shtatë persona të tjerë.

Gjykata e Shkallës së Parë Kukës i ka caktuar 34-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.