MENU
klinika

Pamjet e shpërthimit

Arrestohet personi që vuri tritolin te shtëpia e Dukës

25.01.2022 - 23:22

Është identifikuar dhe arrestuar nga policia personi që vendosi lëndë plasëse në derën e jashtme të banesës së Armand Dukës. Raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Arlen Hasanaj, 34 vjeç, banues në të njëjtën lagje me kreun e FSHF-së.

Siç u publikua edhe më herët me video, ka qenë ora 22:03 e mbrëmjes së të hënës, kur një djal i ri, me kapuç në kokë, ndez lëndën plasëse dhe e vendos pranë derës së shtëpisë së Dukës.

Më pas i riu, që dyshohet të jetë Arlen Hasanaj, është larguar me vrap, ndërsa pas afro dy minutash, lënda ka shpërthyer. Menjëherë pranë vendit të ngjarjes janë parë edhe dy efektive policie.

Po ashtu, nga videoja duket se para se të vendoste lëndën plasëse personi i dyshuar ka studiuar zonën. Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk pati dëmtime të mëdha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN