Tenistja australiane Ashleigh Barty triumfoi sot në grand slam të Australian Open, pas fitores 2-0 (6-3, 7-6) në finalen e luajtur në Melbourne ndaj amerikanes Danielle Collins.
Kjo është hera e parë që Barty numri 1 në botë triumfon në turneun e shtëpisë. Madje ajo bëhet tenistja e parë australiane që e fiton këtë grand slam.
Një triumf i merituar i Barty, që tregoi karakter në fushë, sidomos në setin e dytë, kur përmbysi distavantazhin 1-5 në favor të Collins. Kur u duk se ndeshja do të shkonte me 3 sete, Barty rikuperon dhe barazon 5-5 shifrat dhe më pas gjithçka zgjidhet në “tie break” në favor të australianes.
🏆 @ashbarty 💙#AusOpen • #AO2022 pic.twitter.com/fZUMFuQkEx
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 29, 2022
Collins, numri 27 në botë, kishte një shans të mirë për të rikthyer ekuilibrin në setin e dytë, por nuk ishte në gjendje të bënte hapin e fundit. Gjithsesi, ajo bëri një turne të mirë, teksa për herë të parë shkonte në finale e një grand slam.