MENU
klinika

Tenis

Australian Open i hap derën Djokovic, eliminohet Halep

24.01.2022 - 12:56

Novak Djokovic nuk do të penalizohet në Australian Open për vitin tjetër. I bindur për këtë është Craig Tiley, drejtori i këtij eventi. Ai sqaroi se tenisti serb, ende numri 1 në botë, nuk do të hedhë askënd në gjyq.

Gjithsesi, drejtori i turneut të Melbourne pranon se fjalën e fundit do ta thotë qeveria australiane, pasi Djokovic rrezikon 3 vite përjashtim nga ky shtet. Pra, organizatorët e Australian Open mirëpresin Djokovic, por fati i tij nuk varet nga drejtuesit e tenisit.

Ndërkohë, janë mësuar çerekfinalistët aktualë në Australian Open. Te meshkujt, pas avancimit një ditë më parë të Nadal, spikati fitorja e tenistit rus Daniil Medvedev, numri 2 në botë dhe favoriti kryesor. Ai mposhti 3-1 amerikanin Maxime Cressy, në një ndeshje me rivalitet.

Te femrat, surprizë eliminimi i tenistes rumune Simona Halep, ish-numri 1 në botë, që u mund 2-1 nga francezja Alize Cornet. Më herët në çerekfinale ishte kualifikuar numri një në botë, australiania Ashley Barty.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN