MENU
klinika

Tenisti serb rrezikon 3 vjet

Australian Open nis pa Djokovic, Nadal fiton në të parën

17.01.2022 - 12:39

Grand slam i Australian Open, turneu i parë i madh i këtij viti në tenis, nisi pa Novak Djokovic. Për dy javë me radhë ky turne mori vëmendjen e botës për shkak të përplasjes që numri 1 në botë pati me qeverinë australiane, që nuk lejoi tenistin të hyjë në këtë vend meqë është i pavaksinuar.

Atij iu mohua dy herë viza hyrëse, fitoi të drejtën të hyjë në rastin e parë, por në apelimin e dytë humbi përballë gjykatës federale. Djokovic u largua për në vendlindje, por ai rrezikon deri në 3 vite përjashtim nga Australia për shkelje të procedurave. Madje ai u mbajt i izoluar në një hotel për emigrantë.

Ndërkohë janë luajtur ndeshjet e para të Australian Open. Rafael Nadal fitoi me lehtësi, teksa mundi 3-0 amerikanin Marcos Giron, përkatësisht me sete 6-1, 6-4 dhe 6-2. Te femrat, kampionia në fuqi japoneze Naomi Osaka, fitoi 2-0 ndaj kolumbianes Maria Osorio, duke avancuar më tej. Surprizë eliminimi i amerikanes Cori Gauff, që u mund 2-0 nga kinezja Qiand Wang.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN