MENU
klinika

Presidenti i Empolit për shqiptarin

“Bajrami ishte afër Juves, e vështirë ta mbash”

22.01.2022 - 23:30

Nedim Bajrami po zhvillon një sezon shumë të mirë me Empolin. 22-vjeçari tetovar numëron pesë gola dhe katër asiste në kampionat, teksa ka shënuar edhe tre gola në Kupën e Italisë.

Disa klube po interesohen për kartonin e tij. Sassuolo ofroi 10 milionë euro disa ditë më parë, por Empoli refuzoi shitjen e lojtarit të kombëtares shqiptare në merkaton e janarit. GDS raporton se në garë për Bajramin janë futur edhe Napoli e Lazio.

Edhe Interi po monitoron me kujdes rritjen e tij, teksa e përditshmja italiane zbulon se lojtari ofensiv ishte shumë afër kalimit te Juventusi në vitin 2019, përpara se të transferohej tek Empoli.

Ndërkohë, presidenti Fabrizio Corsi ka komentuar interesimin e madh të klubeve të tjera për Bajramin dhe Parisin. ”Të dy mund të luajnë në një skuadër të rëndësishme. E dise do vuaj në qershor për t’i mbajtur në ekip.

Një lojtar që është titullar prej 2-3 vitesh ka nevojë për pritshmëri dhe motivime të tjera, kështu që e shoh normale që të dy kanë marrë oferta të shumta”, – deklaroi presidenti i Empolit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmuesi kuqezi edhe di të mbrojë

Guardiola: Brojën është e vështirë ta mbash