MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Balliu zgjidhet më i miri i muajit dhjetor

13.01.2022 - 19:48

Ivan Balliu po përjeton padyshim sezonin më të suksesshëm të karrierës së tij. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, ka qenë titullar në thuajse të gjitha ndeshjet e këtij sezoni me Rayo Vallecanon, një skuadër e cila ka tejkaluar çdo parashikim dhe tashmë po luan për një vend në Europë në ediconin e ardhshëm.

Balliu ka shkëlqyer me lojën në krah dhe së fundmi, edhe arriti të gjente rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Real Betis, duke vulosur barazimin 1-1 për ekipin e tij. Goli i parë në La Liga padyshim ka sjellë vlerësime për atë ndeshje, por tifozët e shohin paraqitjen e Balliut si të rëndësishme jo vetëm për golin.

Ka qenë vetë klubi i Rajos që ka prezantuar Balliun si fituesin e çmimit të “Lojtarit të muajit” për dhjetorin, të zgjedhur nga votat në Tëitter të tifozëve për të cilët Balliu është kthyer shumë shpejt si një nga emrat më të preferuar brenda skuadrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN