MENU
klinika

Përgjigjet kryeministri

Basha i përfshirë në ndërtimin e Portit të Durrësit?

05.01.2022 - 19:36

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një qytetari, i cili i shkruante se Lulzim Basha është i përfshirë në ofertën multimiliardëshe për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Sipas Ramës, EMAAR Group është një nga kompanitë më të mëdha në në botë, ndaj nuk vjen në Shqipëri për asgjë tjetër veçse për projekte të mëdha, ndaj kryeministri mohoi që Basha të jetë i përfshirë në këtë projekt.

“Po shihja këtu dhe Shan Demaj i referohej gjoja përfshirjes së “bravës” në ofertën multimiliardëshe për ndërtimin e portit të ri. E para njëherë, EMAAR Group është një nga më të mëdhatë e botës. S’ka nevojë të vij në Shqipëri për asgjë tjetër veçse për një projekt të madh, dhe për ta bërë me qetësinë dhe rehatinë më të mirë të mundshme. Kaq shumë kohë është folur për investime të mëdha, dhe ja ku është investimi i madh. Ky investim në një industri si turizmi, do të thotë një përshkallëzim eksponencial i investimeve të kësaj natyre, që përbën një bazë për të bërë një kapërcim epokal.

Jam besimplotë që edhe një sërë idesh të tjera që kemi diskutuar me këta partnerë, do të mund të vihen në një fazë më të avancuar për t’u zhvilluar”, u shpreh Rama.

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!