MENU
klinika

“Duam të bëjmë vajzë”

Beatrix dhe Donald bëjnë “planet” për të ardhmen bashkë

14.01.2022 - 08:01

Pas spektaklit të fundit, një bisedë mes Donaldit e Beatrixës, ka bërë që të gjithë të mendonim se dyshja po i jepte fund lidhjes. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale shihej Donaldi që kërkonte që që lidhjen e tyre ta shikojnë më mirë jashtë shtëpisë dhe që të qëndronin vetëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Mirëpo, pas disa puthjesh pasionante, dhe një nate romantike ku të dy shijuan një film, duket se gjërat janë stabilizuar.

Banorët i kanë ngacmuar pasi ata panë filmin, duke i thënë me të qeshur se mos del ndonjë djalë.

Por Beatrix, mesa duket dëshiron një vajzë. Mes të qeshurash ata kanë diskutuar për katalogët udhëzues për të bërë djalë apo vajzë.

Pra, duket se gjithçka ka kaluar dhe çifti pati një zënkë normale, si të gjitha çiftet.

Pjesë nga biseda:

Arjola: E pasken bërë zemra një dyshek apostafat, ruajuni se mund të dalë ndonjë djalë sonte
Beatrix: Vajzë kemi dëshirë, llafi që bie
Donald: Ke vajzë dëshirë?
Beatrix: Po
Donald: Ok, kam një katalog unë aty si bëhet vajza. Ke dhe një si bëhet çuni, çuni është më i thjeshtë , me dy fjali. Kurse goca do i çik punë
Egzona: Receta është më e gjatë