MENU
klinika

I dedikon këngë Donaldit

Beatrix tregoi ‘anën e saj të historisë’ me një këngë

28.01.2022 - 11:26

Rrugëtimi i Beatrix Ramosaj në “Big Brother VIP” ka qenë pa dyshim tej pritshmërive i komentuar kudo. Kjo për shkak të lidhjes me Donald Veshajn, që pati shumē mbështetës e nga ana tjetër shumë kritika, më shumë për mënyrën sesi filloi.

Megjithatë, pas daljes, ajo reagoi, pasi mori kohën e vet, dhe tregoi se do të jetë mbështetja më e madhe e Donaldit. Po ashtu përsëriti, se nëse aktori do t’ia jepte dorën, do të hidhej përsëri bashkë me të.

Megjithatë, “anën e saj të historisë”, të plotë, e të gjitha ndjesitë e saj, Trixa i tregoi sot, ashtu siç ajo di të bëjë më mirë.

Këngëtarja ka publikuar “Faje”, që është një dedikim për partnerin e saj. Ndër rreshta, Trixa tregon se i kanë bërë me faj, se po luajnë me zjarr, por ndjenjat nuk pyesin.

Lëre! lëri se ça thonë
Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton
Tjerët! lëri t’xhelozojnë
oh se kanë, se kanë idenë se cfarë ne përjetojmë.

Kështu thuhet në një pjesë të tekstit, shkruar nga ajo dhe Albani, vëllai i saj.

“Edhe pak ditë jan ‘tu na ‘nda, na shumë shpejt kemi me u pa”, kështu mbyllet kënga e duket se Trixa pret me padurim të takojë Donaldin.

Sakaq, edhe aktori ka treguar shpesh mallin për partneren, madje, është prekur shumë edhe kur i ka dëgjuar zërin, teksa këngët e saj dëgjoheshin nëpër shtëpi.