MENU
klinika

"Ai është epiqendra e krizës"

Bejko: Pas 8 janarit njerëzit po distancohen nga Berisha

28.01.2022 - 22:56

Anëtari i Kryesisë së PD-së Roland Bejko deklaroi në emisionin “Spotlight” në “Vizion Plus” se Berishës i kanë ikur shumë mbështetës pas protestës së datës 8 janar para selisë blu.

Bejko tha se Berisha është epiqendra e krizës në PD, i cili sipas tij u bëri lavazh truri demokratëve duke i përdorur për interesat e tij.

“I kanë ikur Berishës pas datës 8 shumë, i ikën që me protestën e Kryeministrisë. Nuk zgjidhet kriza. Demokratët janë të pakënaqur në të drejtën e tyre se humbën zgjedhjet. Berisha e shfrytëzoi këtë moment, u bëri lavazh truri, i përdori për veten e vet, dhe në datën 8 i çoi në një situatë parademokratike të mbysin njëri-tjetrën. Sali Berisha është aktori kryesor, dhe epiqendër e krizës. Shumë nga demokratët që e kuptojnë sot janë distancuar nga z.Berisha. Ka një kategori në PD, njerëzit që janë pranë Sali Berishës mendojnë që do heqin qafe Lulzim Bashën dhe duke u nisur nga mosha e madhe e Berishës do të marrin vetë partinë”, tha Bejko.

Pyetjes së moderatorit Alban Dudushi nëse Basha ka filluar ta “kafshojë” Berishën, Bejko iu përgjigj: “Kjo është e qartë. Pas dy muajsh do ta ketë përmbysur”.

“Propozimet që mbajnë firmën e Berishës..."

Balla i bindur: Këtë javë do ketë emra për President nga opozita

“Nuk pranojmë propozim për President nga Alibeaj”

Balla i prerë: Ajo që më vjen keq është insistimi i PD për…

Ish-kryetarja e Parlamentit paralajmëron krizë në PS

Topalli: Së shpejti do të dalin të zbuluar, po shihet vetëm opozita

"Shteteve që kanë harmonizuar politikat ndaj Rusisë me unioni..."

Zbulohet dokumenti/ Ministrat e BE-së diskutojnë për Ballkanin