MENU
klinika

Editoriali i The Guardian

Biden duhet të ndryshojë drejtim, ose t’i hapë derën Trumpit!

17.01.2022 - 21:51

Presidenti i SHBA, Joe Biden, pësoi ditën e tij më të keqe në detyrë – deri më tani – të enjten e kaluar, Biden kishte filluar atë mëngjes duke shpresuar të bindte partinë e tij të mbështeste shtytjen e tij për të ndryshuar rregullat e Senatit për të miratuar dy projektligje për të drejtat e votës.

Senatori Kyrsten Sinema, një demokrat i krahut të djathtë, e hodhi poshtë planin e presidentit.

Me një goditje, drejtësia dhe demokracia – duken “të ngecura”. Në të njëjtën ditë, Gjykata e Lartë e SHBA hodhi poshtë kërkesën e administratës Biden për bizneset që të detyrojnë punonjësit ose të vaksinohen kundër Covid-19 ose të testojnë çdo javë dhe të mbajnë një maskë në punë.

Kundërshtarët e Biden e përshkruajnë atë si një lider të rrymës dhe pakësimit të pushtetit.

Ka pak vend për rivlerësim në politikë. Kjo është arsyeja pse presidenti duhet të ndryshojë drejtimin. Krahu “i moderuar” i Partisë Demokratike tashmë ka shkatërruar planet e presidentit për klimën.

Gjatë fushatës, Biden tha se do të merrej me kërcënimin. Në detyrë nuk e ka bërë këtë.

Sakaq Covid-19 ka vrarë pothuajse një milion amerikanë dhe spitalet janë të mbingarkuar me pacientë të pavaksinuar.

Problemi i Biden është se, në letër, demokratët duken të padiskutueshëm: duke kontrolluar të dy dhomat e Kongresit dhe presidencën. Por kjo është larg nga realiteti.

Sot asnjë parti nuk e percepton veten si shumicë të përhershme apo pakicë të përhershme. Kjo ndihmon për të polarizuar politikën.

Biden duhet të ketë një qëllim: vendosja e demokratëve në anën e duhur dhe republikanët në anën e gabuar të opinionit publik përpara zgjedhjeve afatmesme të nëntorit.

Maureen Dowd në New York Times paralajmëroi: “Joe Biden duhet të veprojë më mirë ose mund t’i hapë derën Donald Trump – ose dikujt më keq.

Burimi: The Guardian
Përktheu dhe përshtati: Konica.al