MENU
klinika

Mungoi dy ditë radhazi

Bora Zemani ka diçka për të thënë për “Për’puthen”

29.01.2022 - 11:29

Para pak kohësh, moderatorja e “Për’puthen”, Bora Zemani, ka kryer një ndërhyrje dhe e prezantoi programin për disa javë ulur. Më pas ajo e mori veten, por mesa duket ka përsëri probleme.

Ndaj, ajo ka munguar dy ditë radhazi në program. Dy puntatat janë prezantuar nga Ana Lleshi, një prej konkurrenteve, e cila tregoi se Bora mungon për arsye shëndetësore por nuk dha më shumë detaje.

Sakaq, moderatorja ka reaguar ditën e sotme, nga shtëpia e saj.

Në Instagram, ajo ka postuar në Story, ku shihet duke ndjekur “Për’puthen”.

“Edhe sëmurë nuk rri dot pa ju ndjekur”, shkruan moderatorja, e cila ka edhe një këshillë për ta.
“Silluni mirë”, porosit ajo, dhe nuk dihet se kur do të rikthehet në program.