Armando Broja vijon të mbetet në qendër të vëmendjes. Ai është një nga lojtarët më të lakuar në ishull, paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Premier League.
Në radhë të parë, sulmuesi kuqezi është në pronësi të Chelsea dhe i takon bluve të vendosin. Aq i lartë është interesimi për Brojës, sa këtë herë në konferencën për shtyp, ishte e pashmangshme dhe një koment nga ana e trajnerit të bluve, Thomas Tuchel:
“Armando Broja është lojtari i Chelseat dhe po bën mirë. Është vetëm gjysma e sezonit dhe ai duhet që të vazhdojë të përmirësohet, për të bërë detyrën e tij. Është një lojtar unik, por nuk është tani momenti që ne të flasim për merkaton e verës. Janë lojtarë të Chelsea-t për një arsye, sepse kanë kualitet dhe mentalitetin e duhur”, – u shpreh ndër të tjera Tuchel.