MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Broja fut në “sherr” Southampton me Chelsea

12.01.2022 - 18:08

Armando Broja po kalon një nga momentet e tij më të mira me skuadrën e Southampton në Premier League, teksa me golat e shënuar ka arritur të ndihmojë skuadrën në marrjen e pikëve.

Talenti 20-vjeçar është sulmuesi më i mirë i skuadrës angleze këtë sezon, teksa në gjitha garat ku është aktivizuar ka arritur të shënojë 7 gola, ku pjesën më të madhe të ndeshjeve e ka nisur si sëvendësues.

Trajneri i Southampton, Ralp Hasenhult, pas ndeshjesh së mbrëmshme ku Broja arriti të shënonte gol është shprehur: “Ne do të donim ta zgjasnim qëndrimin e tij këtu, atij i pëlqen. Ai dëshiron të jetë me ne, ju mund ta ndjeni këtë në çdo moment”.

Nuk do jetë aspak e lehtë për Southampton që të mbajë në skuadër një nga talentet e të ardhmes, ku sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Broja është në planet e Chelsea.

“Chelsea tashmë po planifikon talentin Armando Broja si pjesë e projektit të tyre të ardhshëm”, – thuhet në postimin e Romano. Në fakt, Broja ka shënuar po aq gola sa ka shënuar edhe Romelu Lukaku, që u ble për 117 milionë euro, ndërsa Broja tani kushton 9 mln.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN