MENU
klinika

NBA

Bucks “leksion” Golden State, Grizzlies 11 fitore resht

14.01.2022 - 13:30

Kampionët në fuqi të NBA zbresin me këmbë në tokë një nga skuadrat më të forta këtë sezon. Milwaukee Bucks mposhti bindshëm 118-99 Golden State, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull këtë sezon.

Diferenca në fushë mes dy ekipeve ishte e madhe, me Bucks që e merituan fitoren. Lider në fushë ishte Giannis Antetokounmpo, autor i një “triple double”, me 30 pikë, 12 rebound e 11 asiste. Në kahun tjetër zhgënjeu Curry, që realizoi vetëm 12 pikë.

Skuadra më e mirë aktualisht në NBA mbetet ajo e Memphis Grizzlies, që mori fitoren e 11-të radhazi. Memphis fitoi 116-108 ndaj Minnesota, ndeshje ku u dalluan Bane me 21 pikë e Jackson me 20. Diferencën e bëri stoli i Memphis, nga ku erdhën 48 pikë.

Zhgënjen sërish ekipi i Brooklyn i Nets, që u mund thellë në shtëpi nga Oklahoma City Thunder 130-109, sfidë ku për miqtë u dallua Shai me 33 pikë. Humbje që zbret Nets në vendin e tretë në Lindje, pavarësisht se mundën dy ditë më parë kryesuesit e Chicago Bulls.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN