MENU
klinika

NBA

Bucks mposhten sërish, Warriors rrezikojnë kreun

06.01.2022 - 12:20

Janë luajtur plot 11 ndeshje në të dyja konferencat e NBA. Skuadra kampione e Milwaukee Bucks pësoi sot humbjen e dytë radhazi, teksa u mposht 117-111 nga Toronto Raptors.

Siakam me 33 pikë ishte më i miri në parket për kanadezët, duke i bërë të pavlefshme 25 pikë e Middleton për Bucks. Nuk luajti në këtë sfidë ylli i NBA, Antetokounmpo. Pa probleme fiton skuadra e Brooklyn Nets, që falë 39 pikëve të Durant mundi 129-121 Indiana Pacers, duke qëndruar në krye të renditjes në Lindje.

Në Perëndim ra në sy humbja e kryesuesve të Golden State, që u mundën 99-82 nga Dallas Mavericks. Curry realizoi vetëm 14 pikë, ndërsa për vendasit u dallua Doncic me 26 pikë. Warriors rrezikojnë kreun nëse fiton Phoenix Suns.

Ndërkohë, trajneri i San Antonio Spurs, Gregg Popovich, vendosi në NBA. Ai bëhet trajneri i parë që drejton të njëjtin ekip për 2000 ndeshje. Pikërisht Spurs. Ndeshja e tij nr.2000 me San Antonio erdhi me një fitore, 99-97 ndaj Boston Celtics.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN