MENU
klinika

Krim i rëndë në Vaun e Dejës!

Burri vret me armë zjarri gruan e tij 40-vjeçare

09.01.2022 - 20:42

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në fshatin Nenshat të Vaut të Dejës.

Nga burime policore mësohet se burri ka vrarë gruan me armë zjarri.

Raportohet se viktima është Xhuliana Topalli 40 vjeç.

Ndërsa autori i ngjarjes raportohet të jetë Niko Hila.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e motiveve.