MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është celiakia?

24.01.2022 - 10:30

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë është celiakia?

Mjeku:Celiakia është një çrregullim sistemik me natyrë autoimmune që nxitet nga gluteni në individë, që janë gjenetikisht të ndjeshëm ndaj saj. Celiakia nuk është një sëmundje aq e rrallë sa mendohet. Sipas të dhënave, 1% e popullatës njerëzore mund të jenë të prekur prej saj. Celiakia kushtëzohet nga disa gene të cilat kodohen në sistemin HLA, që është një sistem gjenetik i veçantë, që ndryshon nga një individ në tjetrin. Individë që kanë këto gene, të cilat predispozojnë shfaqjen e kësaj gjendjeje shëndetësore, duhet të shmangin glutenin, proteinën e gjendur në drithëra si grurë, elb dhe thekër, por jo vetëm. Në rastet kur këta individë konsumojnë gluten, trupi i tyre reagon duke prodhuar antitrupa, duke krijuar inflamacion të enterociteve dhe vilet intestinale, që janë përgjegjëse për përthithjen e lëndëve ushqyese, pra vitaminave, mineraleve, elektroliteve etj. Ky dëmtim mund të çojë në kequshqyerje dhe keqpërthithje.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.