MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë funksioni ka antioksidanti Rutina?

22.01.2022 - 10:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Çfarë funksioni ka antioksidanti Rutina?

Mjeku: Rutina është një nga shumë lëndët ushqyese që marrim nga frutat dhe perimet. Si shumë fitonutrientë, Rutina klasifikohet si antioksidant. Kjo do të thotë se ajo mbron qelizat tuaja nga dëmtimi prej substancave të dëmshme të tilla si duhani, ajri i ndotur etj. Gjithashtu antioksidantët ndihmojnë trupin të balancojë nivelet e inflamacionit në trup. Roli i veçantë i Rutinës është të përmirësojë qarkullimin e gjakut duke forcuar funksionin e enëve të gjakut.

Shumica e njerëzve që kanë një regjim ushqimor të pasur me fruta dhe perime e kanë të lehtë të marrin sasinë e duhur të Rutinës. Megjithatë ekzistojnë edhe disa suplemente ditore nga të cilat mund të përfitoni më tepër lëndë të tilla ushqyese. Por, a janë vërtetë këto suplemente të sigurta për shëndetin tuaj? Ju njohim më poshtë me të dhënat e mbledhura.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.