MENU
klinika

Shumë pyetje ende pa përgjigje

Çfarë nuk dihet ende rreth vrasjes së Kennedy?

26.01.2022 - 19:52

Me sa plumba qëlloi Oswald? Çfarë fundi pati dritarja nga ku u qëllua Presidenti? E mbi të gjitha, a ka ende dokumente sekrete mbi vrasjen? Më 22 nëntor 2016, mbushen 53 vjet nga dita kur presidenti i SHBA-së, John F. Kennedy u vra nga Lee Harvey Oswald, në momentin kur ai ndodhej në një makinë të zbuluar, së bashku me gruan Jaqueline, gjatë vizitës së tij në Dallas. Kennedy ishte 46 vjeç kur u vra, pavarësisht punëve të ndryshme në komisionet presidenciale, mbeten ende shumë hije rreth krimit. Ndoshta për këtë arsye shumë historiane e konsiderojnë 22 nëntorin 1963 si ditën kur Amerika humbi pafajësinë e saj. Por çfarë dimë në të vërtetë rreth vrasjes së Kennedy dhe çfarë mund të na habisë ende, ndonëse ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli nga ngjarja. Ja 10 aspektet që duhen marrë në konsideratë.

1-Vrasjet e presidentëve

Ajo e Kennedy nuk është vrasja e parë presidenciale në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por e katërta në më pak se dyqind vjet në historinë kombëtare. Përpara tij janë vrarë Abraham Lincoln, James Garfield e William McKinley.

2-Tre të shtëna apo katër?

Oswald dyshohet se qëlloi tre herë në një kohë rekord: 6,75 sekonda. Një kohë shumë e shpejtë sipas atyre që nuk kanë besuar në rindërtimin e vrasjes nga ana e Komisionit Warren, i ngarkuar që të hedhë dritë rreth asaj që ndodhi në Dallas. Por në një dokumentar në televizionin CBS tregoi në fakt se kjo është një kohë shumë e arritshme nga qitjet e një snajperi. Në provën ekspertët kronometruan një kohë mesatare prej 5.6 sekondash për të qëlluar tre plumba. Por disa dëshmitarë, pretendojnë se kanë dëgjuar edhe një të shtënë të katërt, që dyshohet se që është qëlluar nga një kodër pranë vendit të krimit. Por për këtë nuk ka prova të dukshme. Arma e përdorur nga Oswald ishte një pushkë Carcano, e përdorur prej shumë kohësh nga forcat e armatosura, e njohur ndryshe si 91/38, një pushkë e përsëritur dhe projektuar në vitin 1891 nga Salvatore Carcano për ushtrinë e Torinos në Itali. Ekzemplari e Oswald është fabrikuar në Terni në vitin 1940.

3-Video

Në vitin 1963 Youtube jo vetëm që nuk ekzistonte, por krijuesit e tij as që kishin lindur. Kështu që Abraham Zapruder, video-amatori që ka filmuar vrasjen me kamerën e tij amatore është një pamje me efekte. Video u ble më pas nga revista Life për 150 mijë dollarë, por u transmetua vetëm 12 vjet pas vdekjes nga rrjeti ABC. Më pas filmimi u sekuestrua nga qeveria dhe u bë trashëgimi e të gjithë amerikanëve. Familja Zaprider ka marrë një kompensim prej 16 milionë dollarë. Ky është filmimi i Zapruder, me shpejtësi të ndryshme dhe në zmadhime të ndryshme.

4-Fjala e historianëve

E përditshmja amerikane “The Atlantic”, shkruan se që nga viti 2000 e deri më sot, 5 historianë amerikanë që japin mësim në Universitet kanë publikuar libra për rindërtimin e vrasjes Kennedy. E çuditshme që ta thuash, por 4 prej tyre besojnë se Kennedy ishte viktimë e një komploti që Oswald nuk kishte vepruar i vetëm. Gerald McKnight i “Hood College”, beson se vrasja mund të ketë ndodhur me përfshirjen e disa zyrtarëve të inteligjencës. Dhe dy kolegët David Kaiser i Kolegjit të Marinës së Luftës dhe Michael Kurtz i Universitetit të Luizianës Juglindore, pajtohen me idenë se vrasja mund të jetë kryer edhe më ndërhyrjen e CIA-s.

5-Sekreti i Shtetit

Komisioni Warren shprehet se Kennedy dhe dokumentet për vrasjen janë një sekret shtetëror. Një zgjedhje bumerangu sepse nuk bëri asgjë tjetër përveçse forcoi hipotezat e skeptikëve. Në të vërtetë, gjatë viteve që janë deklasifikuar më shumë se 90% të dokumenteve (sidomos në vijim të filmit të Oliver Stone JFK). Pjesa tjetër duhet të dekalsifikohen në vitin 2017, përveç rasteve kur Kryetari aktual ka vendosur për ta mbajtur sërish sekret shtetëror.

6-Dosjet e CIA-s

Në një dëshmi gjatë betimi, Delores Nelson, zyrtari më i lartë i informacionit në CIA, zbuloi se agjencia ka rreth 110 dokumente rreth vrasjes së Kennedy dhe që deri në 2017, nuk duhet të publikohen. “Asnjë nga këto dokumente nuk janë parë nga Kongresi i SHBA-së, “shkruan Jefferson Morley, gazetari i Washingon Post dhe analist i inteligjencës.

7-Koincidencat

Në makinë me Kennedy, zonja e parë atë ditë në Dallas ishte me Guvernatorin e Teksasit John Connally. Një emër që shfaqet çuditshëm në procesverbalet e disa hetimeve italiane mbi Lozhën Masonike P2: Connally, një anti-komunist i zjarrtë në ndjekje të ministrit të thesarit nën Nixon, në fakt ishte një mik i nderuar i Licio Gelli. Siç ka shkruar ish-gjyqtari Ferdinando Imposimato në librin “Republika e Masakrave të Pandëshkuara”. Është e habitshme, por në historitë tragjike të Kennedy dhe Moro gjenden të njëjtë personazhe, të lidhur me mafien dhe masonerinë, siç ishte edhe guvernatori i Teksasit John Connally dhe krahu i tij i djathtë Philip Guarino.

8-Hetimet

Pasojat për vrasjen e vitit 1963, rreth 52% e amerikanëve besonin se Kennedy ishte viktimë e një konspiracioni. Në vitin 1976, pas luftës në Vietnam dhe Watergate, , teoria e konspiracionit bindi më shumë si 81% të amerikanëve. Shifra ra pak në vitin 2003, në epokën e Bushit, kur u intervistuan, 3 nga 4 amerikanëve thanë se ishin të bindur se vrasja Kennedy është shumë herë më ndryshe nga versioni zyrtar.

9-Dritarja në shitje

Dritarja e depozitimit të librave të “Texas School” në Dallas, në të cilën Oswald qëlloi Kennedy ishte e para që u çmontua dhe më pas u nxor në shitje në eBay, ku një blerës misterioz ofroi rreth 3 milionë dollarë , por që më vonë doli se ishte një blof.

10-Veshja e Jackiet

Rrobat që mbante veshur Jaqueline ditën e vrasjes u sekuestruan nga hetuesit dhe që ruhen në arkivin kombëtare. Ai nuk është nxjerrë kurrë më nga aty